
Shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit i takon OBRM-PDUKM-së së bashku me partnerët koalicion të qeverisë “VLEN” dhe ZNAM. Sipas ndarjes së mandateve, OBRM-PDUKM ka 18 këshilltarë, VLEN, AKI dhe Levica do të kenë nga gjashtë këshilltarë secila, LSDM do të ketë pesë këshilltarë, ose shtatë më pak se në zgjedhjet e kaluara, kur kishin 12 këshilltarë.
Nga një këshilltar do të kenë partia ZNAM, koalicioni “Eksperiencë për sukses” dhe listat qytetare “Të pavarur së bashku” dhe “Qytet i gjelbër dhe human”.
Nga gjithsej 45 këshilltarë, sa ka Këshilli i Qytetit të Shkupit, OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM kanë gjithsej 25 këshilltarë.
Në zgjedhjet lokale të kaluara, OBRM-PDUKM gjithashtu kishte 18 këshilltarë. LSDM atëherë fitoi 12, BDI (AKI) pesë, Levica katër, ndërsa nga dy vende kishin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, koalicioni LDP/DOM dhe kandidatët e pavarur nga “Qytet i gjelbër dhe human”.