LSDM: OBRM-PDUKM humbi një shifër fantastike prej 140.000 votash

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale sot kanë reaguar nga partia opozitare LSDM. Nga atje thonë se partia në pushtet OBRM-PDUKM ka humbur 135.000 vota, krahasura me zgjedhjet e fundit parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas numërimit të 99% të votave, konfirmohet ajo që thoshte LSDM, dhe se kjo qeveri e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe ZNAM do të humbasë një numër të madh votash në këto zgjedhje.

Analizat krahasuese me rezultatet e zgjedhjeve të vitit të kaluar tregojnë se OBRM-PDUKM dhe ZNAM kanë humbur secila pothuajse një të tretën e votave. Rënia e OBRM-PDUKM është një shifër fantastike prej 135,000 ose 30.8% të votave, dhe ZNAM bie nga 56,200 në 38,034 vota, d.m.th. është humbësi më i madh dhe ka humbur 33% të votave.

Në të kundërt, LSDM ka humbur vetëm 18% të votave, që, nëse marrim parasysh pjesëmarrjen më të ulët, është pothuajse asnjë humbje. “E Majta”, e cila dje gënjeu triumfalisht se po bëhej lidere e opozitës, ka humbur të njëjtën përqindje votash si LSDM, me një përmirësim të lehtë të rezultatit në nivelin e qytetit të Shkupit.

Advertisement

“E Majta” ka 2.2 herë më pak vota se LSDM, gjë që e bën të qartë se gënjeshtra të tilla euforike nga Apasiev nuk kanë lidhje me realitetin.

LSDM shpresonte për një rezultat më të mirë, por fakti që diferenca midis LSDM dhe OBRM-PDUKM është zvogëluar ndjeshëm, fakti që ZNAM, partia e tyre e varur, ka një rënie dramatike, tregon se besimi në qeveri po bie ndjeshëm”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy