VLEN: Rezultati i zgjedhjeve kthesë historike për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni VLEN shpreh mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve për besimin e madh që treguan në zgjedhjet lokale që u mbajtën gjatë ditës së djeshme (19.10.2025).

Sipas VLEN kjo është fitorja më e madhe ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve lokale, një fitore që u arrit në çdo cep ku jetojnë shqiptarë.

“Shqiptarët folën qartë dhe fuqishëm, referendumi i BDI-së nuk kaloi. Ky ishte verdikti i popullit ndaj një politike që për vite me radhë ka abuzuar me besimin qytetar dhe ka ndërtuar pushtet mbi frikën e përçarjen.

VLEN e konsideron këtë rezultat si një kthesë historike për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

Tani është momenti që liderët e AKI-së të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje, sepse qytetarët ua kanë thënë fjalën përfundimtare. Fitorja e 19 tetorit është fitorja e shpresës, e bashkimit dhe e dinjitetit. VLEN është dhe do të mbetet NJË ZË, zëri i qytetarëve, zëri i ndryshimit”, thuhet në njoftimin e VLEN-it./Telegrafi/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy