
Një 39-vjeçar, i cili po lëvizte me makinën e tij në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë Ismet Gaxherri, i cili kishte fshehur në automjetin e tij një pistoletë që e mbante pa leje.
39-vjeçari është i njohur për policinë, pasi dhjetë vjet më parë ai është plagosur në pronën e tij, gjatë një debati ku mbeti i vrarë edhe një i ri.
Për krimin, në atë kohë u shpall në kërkim Ervis Martinaj./vizionplus.tv
Advertisement