Kanabis “nën hundën” e efektivëve, AMP pezullon 4 policë në Kavajë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanabis “nën hundën” e efektivëve, AMP pezullon 4 policë në Kavajë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë.

Efektivët akuzohen për veprën penale  “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas njoftimit të AMP, është pezulluar nga detyra Komisari Afrim Meçe, me detyrë Shef Seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier.

Nënkomisar Edlir Kazazi, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Advertisement

Inspektor Rosario Çollaku, me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë.

N/Komisar Saimir Kazazi, me detyrë Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy