
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja që në shënjestër kanë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse, Rosneft dhe Lukoil, në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se këto sanskione janë një hap “shumë i rëndësishëm”.
“E prisnim dhe shpresojmë se do të funksionojë, është shumë e rëndësishme”, tha presidenti ukrainas pas mbërritjes në Bruksel, ku do të marrë pjesë në punimet e samitit evropian.
Në të njëjtën kohë, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha se vendet e Bashkimit Evropian do të bien dakord sot për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës në vitet 2026 dhe 2027.
“Sot do të marrim vendimin politik për të siguruar nevojat financiare për Ukrainën në vitet 2026 dhe 2027”, tha Antonio Costa para fillimit të samitit.
“Për pjesën teknike të masave, ne vazhdojmë të punojmë me Komisionin Evropian, por gjëja më e rëndësishme është vendimi politik”./vizionplus.tv