minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Balluku nën hetim nga SPAK? Reagon për herë të parë Rama: S’kam asnjë koment, drejtësia ka punën e saj - Struga.info


Balluku nën hetim nga SPAK? Reagon për herë të parë Rama: S’kam asnjë koment, drejtësia ka punën e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balluku nën hetim nga SPAK? Reagon për herë të parë Rama: S’kam asnjë koment, drejtësia ka punën e saj

Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për DW, duke thënë se nuk ka asnjë koment, por inkurajon drejtësinë të bëjë punën e saj.

Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

Ditën e djeshme, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një reagimi në Facebook deklaroi se Balluku është mattë nën hetim nga SPAK dhe të hënën është thirrur në prokurori si e pandehur.

Bardhi u bëri thirrje ndërkombëtarëve të cilët kanë interes në mbrojtjen e integritetit të SPAK, të monitorojnë nga afër çështjen në mënyrë që ky institucion të mos i nënshtrohet presionit politik apo kriminal.

Advertisement

Në mes të majit të vitit të kaluar Balluku dëshmoi për më shumë se 3 orë ndërsa tha jashtë dyerve të prokurorisë se u pyet për inceneratorin e Tiranës.  Në pranga ka përfunduar edhe vartësi i saj Evis Berberi, drejtori i ARRSH për korrupsion.

SPAK i pyetur zyrtarisht nga Vizion Plus një ditë më parë, tha se nuk ka asgjë për të ndarë me median./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy