
Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Bajrami në profilin e tij në Facebook shkruan se sot, në ditën e dhënies së vërtetimeve nga ana e KSHZ-ës vërtetimet ishin vetëm në gjuhën maqedonas dhe jo në atë shqipe dhe kjo ka qenë arsyeja pse gjashtë këshilltarët e AKI-së nuk i kanë firmosur të njëjtat, ndryshe nga këshilltarët e VLEN-it që kanë nënshkruar.
“Fatkeqësisht anashkalimi i gjuhës shqipe vazhdon!Sot në ditën e dhënies së vërtetimeve nga ana e KSHZ-ës vërtetimet ishin vetëm në gjuhën maqedonasë dhe jo në atë shqipe. Këshilltarët e AKI-së në Qytet refuzuan ti marrin këto vërtetime, duke kërkuar të respektohet ligji. Fatkeqësisht, këshilltarët tjerë shqiptarë nuk e bën të njëjtën dhe pranuan që vërtetimet vetëm në gjuhën maqedone, ti marrin!”, shkruan Bajrami.