
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,59 % në raport me vendimin e datës 27.10.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 30.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS-95 73,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS-98 75,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 36,057 (denarë/kilogram).
Advertisement