Vjedhja e bujshme në Luvër, policia franceze arreston pesë të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjedhja e bujshme në Luvër, policia franceze arreston pesë të tjerë

Vjedhja në Luvër: Pesë të dyshuar të rinj të arrestuar, raporton RTL

Pesë persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vjedhjen në Muzeun e Luvrit në Paris, ka raportuar sot radioja franceze RTL.

Më herët gjatë ditës, televizioni francez BFM kishte njoftuar për arrestimin e një të treti të dyshuari në periferi të Parisit mbrëmjen e së mërkurës, duke shtuar se ai dyshohet se ishte i pranishëm në vendngjarje më 19 tetor, kur ndodhi grabitja spektakolare.

Dy persona të tjerë të arrestuar gjatë fundjavës së kaluar kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në ngjarje, sipas një deklarate të prokurores së Parisit të bërë dje.

Advertisement

Zyrtarët e zyrës së prokurorisë së kryeqytetit francez nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime.

/vizionlpus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy