
Më 30.10.2025, në orën 22:00, në fshatin Podmol, komuna Debërcës, punonjës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria G.M. (48) nga i njëjti fshat.
Siç thuhet në raportin e policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij, i kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan 25 plumba dhe një substancë e bardhë pluhur. G.M. dyshohet se natën 29/30.10.2025 ka qëlluar me pistoletë drejt një apartamenti në një ndërtesë në Strugë, ku është shkaktuar dëmtim material, por nuk ka persona të lënduar.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, SPB Ohër do të parashtrojë kallëzime penale përkatëse kundër G.M.
Advertisement