
Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që në nder të kujtimit të ish-kryeminsitrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, në të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në fundjavë në Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje.
Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.
Kujtojmë se Nano ka ndërruar jetë këtë të premte, 31 tetor, në moshën 73 vjeçare, teksa ndodhej në reanimacion prej afro 1 muaji, në një spital në kryeqytet.
Fatos Nano do të mbahet mend si personi që rilindi të majtën shqiptare nga hiri i Partisë së Punës. Ai ishte jo vetëm arkitekti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, por edhe ideologu i parë i saj, reformatori që bëri të mundur mbijetesën dhe transformimin e kësaj force politike në një sistem demokratik.