
Për të 8-in vit radhazi në Kolonjë mbahet kolonia e piktorëve. Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tre ditë do të pikturojnë atraksionet turistike dhe pamjet më të veçanta që kjo krahinë fal. Sipas tyre, vjeshta e Kolonjës këtë herë është magjike dhe rri mirë në telajo
“Jam Pashk Pervathi nga Lezha, është e disata herë që vij në Kolonjë. Kam ardhur në koloni, por edhe privatisht sepse Kolonja me pëlqen shume. Me pëlqen relievi, Gramozi pafund si skulpturë në natyrë, e kam pikturuar disa herë, e kam në koleksionin tim të veçantë. Vjeshta këtë vit është më mirë sesa Korça, sesa Pogradeci, jemi ngulur këtu dhe po kënaqemi.”
“Gjithmonë çdo vit që vijmë është më bukur se vitet e tjera, vijmë me dëshirë për të hedhur momente në telajo. Po pikturoj malin e Gramozit dhe Ersekën.”
“Kolonja ka plot peizazhe të bukura, që nga Qafa e Qarrit e deri në Leskovik. Sot po pikturoj kishën e Borovës. U fiksova sot këtu. Kemi rrëzë Starjes, në Rehovë ka shumë, Borovë, Shelegur e shume te tjera.”
“Vjeshta është shumë e bukur, tani është në momentin më pikant të saj dhe kolonia ka ardhur në momentin më të përshtatshëm.”
Fatmir Toçi, kurator i kësaj kolonie tregon se tanimë është bërë traditë që dhjetra piktorë të qëndrojnë gjatë vjeshtës në Kolonjë, ndërsa të tilla aktivitete shërbejnë e për promovimin e zonës.
“Pra mund të jetë edicioni i 8 në krahinën e Kolonjës. Tashmë është bërë e zakonshme ku 45 piktorë nga gjithë trevat shqiptare, jo vetëm nga Shqipëria e Kosova por e Maqedonia e Mali i Zi, duke dhënë kontributin e tyre por e promocion ndaj kësaj krahine, me mendimin që arti këtë herë është në shërbim të zhvillimeve turistike do ndihmojë në gjithçka”, tha Fatmir Toçi.
Disa prej pikturave të realizuara do i dhurohen fondit të galerisë së arteve në Kolonjë./vizionplus.tv