VIDEO/ E rëndë në Meksikë, vritet kryetari i bashkisë gjatë një aktiviteti publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ E rëndë në Meksikë, vritet kryetari i bashkisë gjatë një aktiviteti publik

Kryetari i bashkisë së një qyteti të madh meksikan u vra të shtunën gjatë një aktiviteti publik në shtetin perëndimor të Michoacán, një zonë e njohur për dhunën e bandave kriminale, njoftuan autoritetet lokale.

Viktima ishte Carlos Manso, kryetar i bashkisë së Uruapan-it, një qytet me rreth 350 mijë banorë në një rajon bujqësor të njohur për prodhimin e avokados – pjesa më e madhe e të cilit eksportohet në SHBA – si dhe të frutave të tjera, përfshirë agrumet.

“Sipas hetimeve paraprake, pas sulmit të ndodhur të shtunën pasdite në qendër të Uruapan-it, ku fatkeqësisht humbi jetën kryetari i bashkisë Carlos Manso, dy persona të përfshirë në ngjarje janë arrestuar dhe një prej autorëve është vrarë”, njoftoi Ministria e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve përmes platformës X.

Shteti i Michoacán prej dekadash përballet me dhunën e karteleve të drogës, të cilat shpesh shantazhojnë fermerët për para. Në këtë zonë veprojnë kryesisht dy kartele të fuqishme – “Breznia e Re e Jalisco” (CJNG) dhe “Familja e Re e Michoacán” (CNFM) – që këtë vit u përfshinë në listën e zezë të “organizatave të huaja terroriste” nga qeveria amerikane.

Vrasja e kryetarit Manso ndodhi vetëm pak ditë pas ekzekutimit të një tjetër figure të njohur në rajon, prodhuesit të madh të agrumeve Bernardo Bravo, i cili gjithashtu u qëllua për vdekje nga persona të armatosur.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy