
Në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, mbajtur ditën e premte, më 31 tetor 2025, Engert Pëllumbi u zgjodh me votë unanime Kryetar i Shoqatës, ndërsa Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar dhe Valjona Haxhiraj Sekretare.
Njoftimi i plotë:
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, më datë 31.10.2025, mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme:
1.Z. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës;
2.Z. Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës;
3.Znj. Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës;
4.Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj;
5.U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.
/vizionplus.tv