Petrit Malaj zbulon bonusin e pensionsitëve, sa para do të marrin këtë fundvit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Petrit Malaj zbulon bonusin e pensionsitëve, sa para do të marrin këtë fundvit

Ministri i Financave, Petrit Malaj në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, njoftoi se qeveria ka parashikuar fonde shtesë për shpërndarjen e bonusit të fundvitit për pensionistët.

Ai theksoi se kjo masë është pjesë e një politike të qëndrueshme sociale, e cila synon mbështetjen e shtresave më në nevojë. Sipas Malajt, pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë.

Malaj: Ministria e Financave ndërrmori një analizë të plotë të performancës 9-mujore të buxhetit dhe hartoi një skenar realist dhe të qëndrueshëm, me qëllim që të ruajmë ekuilibrat makro ekonomikë dhe fiskalë si dhe të krijojmë hapësira për reflektimin e disa nevojave shtesë shumë të rëndësishme. Nëpërmet këtij akti normativ ne synojmë sigurimin e fondve shtesë për bonusin e fundvitit për pensionistët, e cila është një politikë e qëndrueshme e kësaj qeverie. Nëpërmejt këtij akti normativ synojmë rialokimin e kursimeve të evidentuara gjatë periudhës janar-shtator 2025 drejt programeve dhe projekte që kanë një ecuri më të mirë dhe më të lartë.

Ai tha nga 7.6 miliardë shtesë për pensionet, 5.9 miliardë lekë do të shkojnë për bonusin e fundvitit.

Advertisement

Malaj: Më lejoni të paraqes një përmbledhje, ekonomia shqiptare po ecën në trajektore të qëndrueshme. Borxhi publik zbriti, duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve, borxhi shkon në nivelin 54.1 % të prodhimit të brendshëm bruto. Sa i përket të ardhurave janë realizuar rreth 4 miliardë lekë mbi planin e punës. Kemi rritje me 132 mln më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Këta tregues pasqyrojnë stabilitetin e financave. Ndryshimet propozojnë: rritjen e të ardhurave me 12.1 miliardë lekë, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me 5.7 miliardë lekë. Kemi ulur deficitin buxhetor. Skema e pensioneve do të përfitojë 7.6 miliardë leke shtesë. Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy