
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj në kuadër të operacionit “Blindi”.
Sipas njoftimit, dy të rinjtë e arrestuar u kapën duke qarkulluar me automjet të blinduar dhe të armatosur.
Në pranga u vu shtetasi E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe dhtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash. Arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan”, njoftojnë blutë./vizionplus.tv