Tentoi të kalonte 8 emigrantë afrikanë fshehur në kamion, kapet në Kapshticë shoferi 52-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të kalonte 8 emigrantë afrikanë fshehur në kamion, kapet në Kapshticë shoferi 52-vjeçar

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë goditur një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, duke ndaluar një 52-vjeçar që tentoi të ndihmonte emigrantë të huaj të kalonin drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Nj. J., 52 vjeç, banues në Mali i Zi, u gjetën të fshehur 8 emigrantë nga vende të ndryshme të Afrikës, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ndaj shtetasit u referuan materialet në Prokurorinë e Korçës, ku nisi procedimi penal për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe K. K., 36 vjeç, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Maqedoninë e Veriut, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Advertisement

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy