
Sot, në sallën e madhe të Komunës së Tetovës, është konstitouar Këshilli i ri Komunal pas zgjedhjeve lokale. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve dorëzoi certifikatat e 31 këshilltarëve.
Këshilli i ri Komunal ka pësuar ndryshime të vogla krahasuar me përbërjen e mëparshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve, koalicioni VLEN fitoi 13 vende këshilltarë, ndërsa koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka marrë 12 vende këshilltarësh.
OBRM-PDUKM në zgjedhjet e fundit ka marrë tre këshilltarë, ndërsa LSDM tani ka vetëm një këshilltar në vend të dy që kishte në përbërjen e mëparshme të Këshillit.
Risi është se “E Majta” tani ka arritur të hyjë në qeverisjen lokale në Tetovë me një këshilltar. Gjithashtu lista e pavarur “Më mirë për Tetovën” siguroi një vend në Këshillin e ri të Komunës së Tetovës./Telegrafi/