Nga 72 parashtresa, Këshilli gjyqësor i Maqedonisë pranoi vetëm tre ankesa kundër gjykatësve nga qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë, debatoi për më shumë pika në rendin e ditës, mes të cilave edhe për 72 parashtresa dhe ankesa të parashtruara nga qytetarë dhe persona juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe vet gjykatat.

Këshilli për tre parashtresa dhe ankesa kundër gjykatësve dhe gjykatave ka vendosur se janë me bazë, tre i ka tërhequr, ndërsa për të tjerat konstatoi se janë të pabaza.

Në mënyrë shtesë, në vazhdim të seancës, të cilën e kanë mbyllur për opinion, anëtarët e Këshillit gjyqësor duhet të formojnë edhe komision të raportuesve për kërkesat e parashtruesve për vendosjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit ose kryetarit të gjykatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy