
Kuvendi ka miratuar sot emrat e propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për vendet vakante në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga radhët e Partisë Demokratike u propozuan Arben Ristani dhe Helga Vukaj, ndërsa Partia Socialiste paraqiti emrat e Ilirjana Nanos dhe Dritan Çakajt.
Pas votimit në sallën plenare, Ilirjana Nano u zgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve me 116 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Ndërkohë, Dritan Çakaj, Bledar Skënderi, Helga Vukaj dhe Arben Ristani u zgjodhën anëtarë të Komisionit.
Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:
Advertisement
- Ilirjana Nano, kryetare – 116 pro, 2 kundër, 2 abstenim
- Arben Ristani, anëtar – 111 pro, 7 kundër, 2 abstenim
- Dritan Çakaj, anëtar – 116 pro, 2 kundër, 2 abstenim
- Bledar Skënderi, anëtar – 113 pro, 5 kundër, 1 abstenim
- Helga Vukaj, anëtare – 112 pro, 6 kundër, 3 abstenim