“Onkologjiku”, rrëzohet kërkesa e PD për mosion me debat me ministren e Shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Onkologjiku”, rrëzohet kërkesa e PD për mosion me debat me ministren e Shëndetësisë

Me 56 vota kundër është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mocion me debat për mungesën e ilaçeve në spitalin Onkologjik.

Ka qenë deputeti i PD Bardh Spahia ai i cili në fjalën e tij në Kuvend duhet të flitet për gjendjen e rëndë, dhe problemet me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale.

Ne e kemi diskutuar kërkesën tonë për mocion me debat më shumë se njëherë në onf e kryetarëve dhe dje nuk ishte e dyzuar por një jo nga ana juaj për të realizuar mocionin. Ndërkohë që nga ana tjetëtr, kemi parëkëtë maxhorancë të shpejtojë dhe pa asnjë argument për të future në rend dite, në diskutim të këtij parlamenti ligje si ai i barazisë gjinore që shkon kundra vullnetit të qytetarëve, ë në cdo sondazh kanë deklaruar mbi 98% kundërshtinë e fortë, krejtësisht antibiologjik dhe antishkencor mbi gjininë, futjen e atyre koncepteve mbi gjininë dhe nuk e di se kusëh ua imponon me kaq insistim këtë axhendë. Nga ana tjetër trgoni mungesë vullneti dhe sensibiliteti për të ndihmuar ato mijëra pacientë dhe familjarë të tyre që sot cdo ditë përballen me një lyuftë të vështirë për jetën kundër vdekjes. Janë skandaloze ato pamje që shohim dhe që n ai kanë bërë prezent jo vetëm deklaratat e kolegëve tanë por edhe emisionet investigative. Sot në këtë sallë duhet të zhvillonim një mocion me debat, kërkesë legjitime, për një nga çështjet më urgjente që ka sot vendit, për shëndetin e pacientëve me sëmundje tumorale, por shumica zgjodhi të refuzojë debatin. Ky parlament është shndërruar në një shtojcë të ekzekutivit pasi debati është i ndaluar. Ngrihen vetëm kartonat e kësaj pjese të maxhorancës. E trishtë që përfaqësuesit e qytetarëve, që duhet të mbrojnë interesin publik dhe t’i kërkojnë llogarinë qeverisë nuk bën asgjë tjetër vecse zbatojnë urdhra politik. Ky debat nuk është për ne, jo për të bërë politike, por është për shqiptarët. Nuk do të duhej të ishte refuzuar, për të bërë transparencë mbi situatën dramatike në spitalin Onkologjik, e cila kërkon reagim urgjent. Sot duhet të flasim për jetë njerëzit, pë rata që luftojnë çdo ditë për të jetuar ndërsa shteti që duhet t’u garantojë trajtim dinjitoz u kthen kurrizin. Për 12 vite me radhë situata në Onkologjik, situata nuk ka ndryshuar por po degradon përditë. Ky raport nuk flet me opsione politike por fakte.”, tha ai.

Më tej, Spahia kërkoi që të bëhet një hetim parlamentar dhe të zbatohen sa  më parë rekomandimet që jep KLSH-së nëpërmjet raportit. Kërkoi gjithashtu që të rritet buxheti për Spitalin e Onkologjikut.

Advertisement

Kërkoj hetim parlamentar për zbatimin dhe rekomandimet e KLSH për Onkologjikun, transparencë për buxhetin e barnave, rishikimin e menjëhershëm të protokolleve klinike dhe procedurat e miratimit të barnave, rritje të buxhetit të Onkologjikut, jo për mure, fasada por për pajisje, garanci ligjore për furnizimin pa ndërprerje të listës bazë me barna jetikë.”, tha Spahia.

Por ministrja e Shëndetësisë Evis Sala në kundërpërgjigjen e saj u shpreh se ka zhvilluar takime të ndryshme me familjarë të pacientëve, mjekë, infermireë e sanitare, pa prezencën e mediave dhe është njohur me çdo shqetësim. Për tu dhënë zgjidhje, shtoi Sala, në buxhetin e vitit 2026, është akorduar 1 miliardë lekë vetëm për Onkologjikun, në mënyrë që të mos ketë asnjë mungesë barnash.

“Nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak kohë më parë ka pranuar një sfidë personale si mjeke, pasi karrierën time e kam nisur pikërisht tek Onkologjiku ku këto kohë kam prekur çdo skutë pa praninë e medias. Sfidat ekzistojnë dhe de jemi duke vepruar. Vetëm 3 ditë më parë u rialokuar 300 milionë lekë fond për të zgjidhur problemin urgjent me barnat në QSUT.
1 mld lekë vetëm për barnat tek Onkologjiku.  Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike apo duke luajtur me dhimbjen e pacientëve“, tha Sala. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy