Zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Vlorës, qendrat e votimit plotësohen me materialet zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Vlorës, qendrat e votimit plotësohen me materialet zgjedhore

Në Vlorë  gjithçka  është gati për zhvillimin e procesit zgjedhor të së dielës. Qendrat e votimit po plotësohen me materialet e fundit ndërsa katër KZAZ-të janë plotësuar me të gjithë bazën materiale për procesin e numërimit të votave, raporton gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa.

Të dielën në qytetin bregdetar, 173 mijë e 624 qytetarë me të drejtë vote janë thirrur të shprehin vullnetin e tyre duke zgjedhur një nga tre kandidatët në garë. Ndërkohe qendra votimi janë 231.

Materialet zgjedhore kanë mbërritur tashmë në të katër  KZAZ në Vlorë,të cilat janë vendosur pranë pallatit të Sportit, gjimnazit “Ali Demi” dhe shkollës 9 vjeçare “Ismail Qemali”. Pritet që materialet për qendrat e votimit të shpërndahen vetëm 24 orë përpara ditës së zgjedhjeve.  Po ashtu qendrat e votimit do të merren në dorëzim nga policia prej së shtunës deri në përfundimin e procesit të votimit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy