
Gjatë raportimit të kreut të KLSH Arben Shehu, për hetimet e institucioneve gjatë vitit 2024, ministrat janë larguar nga seanca plenare.
Për kreun e PD Sali Berisha, ky është një turp dhe akt i pashembullt.
Në fjalën e tij, Berisha “përgëzoi” deputetin e PS Damian Gjiknuri për kurajon që qëndroi.
“Shikoni si ja mbathën njëri pas tjetrit. Braktisën sallën të gjithë mëkatarët. Ky është një akt i pashembullt kur kryetari i KLSH raporton në Parlament për tiu informuar se si qeveria përdor paratë e taksave, pronat publike të shtetit dhe pasuritë e vendit.
Bravo Damian që qëndrove. Ky është një turp. Të parët që duhet të ishin këtu, që duhet të komentonin, ishin ata që kanë administruar miliarda pasuri publike.
Një akt vetakuze. Aktpranimi të të gjithë vjedhjeve që kanë bërë.
KLSH ka vazhduar në kushte të vështira betejën për transparencë, për të mbrojtur interesat jetike të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka punë pa të meta dhe defekte. Në 9 muaj u vodhën dhe shpërdoruar 900 mln euro me prokurimet publike”, tha Berisha./vizionplus.tv