
Ditën e sotme u zhvillua gjyqësore ndaj të pandehurve Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se sot pritej të vinin të dëshmitarë, por asnjëri prej tyre nuk u gjet në banesë. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës që të lexohen deklarimet e dhëna gjatë fazës së hetimeve paraprake, përfshirë ato të të miturve që kanë parë automjetin tip “Mercedes-Benz” të përdorur në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, të njohur si “Rrumi”.
Gjithashtu prokurori i SPAK Adnan Xholi lexoi deklarimet e dhëna nga Aleksander Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar pasi ai është person i shpallur në kërkim.
Çfarë tha “Rrumi” pas atentatit në 1 qershor 2019.
Aleksander Laho: Jam i papunë, jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pasur emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar te një lokal në plazh, për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë. Më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndesore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot.
Plarent Dervishaj: Dëgjova zotin prokuror që tha, të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Alkesandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?
Julian Meçe: Une këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.
Në seancën e radhës prokurori thekson që kërkon të pyësë të dy të pandehurit në proces gjykimi, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe dhe po ashtu edhe të bashkpandehurve në një procedim të lidhur, të cilët janë gjykuar në procese të tjera për të njëjtën çështje..