
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një pamje të re nga Tiranë, duke prezantuar autobusin turistik që do të shëtisë vizitorët në rrugët e kryeqytetit.
Autobusi ofron një itinerar përmes qendrës dhe zonave historike të Tiranës, duke i dhënë mundësinë vizitorëve të njohin më mirë historinë dhe zhvillimin e qytetit përmes një udhëtimi panoramik.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë autobus turistik që shëtit vizitorët nëpër rrugët plot jetë të Tiranës, duke u treguar historinë, ngjyrat dhe gjallërinë e qytetit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv
Advertisement