AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia, në doganën e Hanit të Hotit, teksa hynte në Shqipëri nga Mali i Zi.

Sasia e misrit u ndalua pasi u konstatua prania e aplatoksinës B1 mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Burimet tregojnë se ndërsa për vendet e BE-së kjo substancë është brenda normave të pranueshme, në Shqipëri normat janë më strikte. Destinacioni final i kamionit ishte Elbasani, dhe bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.

Në një zhvillim tjetër, AKU Shkodër ka bllokuar edhe një ferm qumështi në fshatin Trush, bashkia Shkodër, për shkak të disa parregullsive të konstatuara gjatë kontrollit.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy