DPHM: Deri të martën mot me vranësira me shi, ndërsa ditëve në vijim i qëndrueshëm dhe i thatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se deri të martën në mëngjes do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të përkohshme lokale shiu.

Të hënën reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë) me kushte për bubullima. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, njofton DPHM.

Reshjet e paralajmëruara të rrëmbyeshme dhe më të bollshme për sot do të shoqërohen me erëra të forta dhe kushte për bubullima. Do të ketë erëra të dobëta deri mesatare, herë pas here të forta nga jugu dhe juglindja.

Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 12 deri në 17 gradë.

Advertisement

Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me shira të kohëpaskohshëm. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë e mesme, herë pas here e fortë juglindore. Temperatura do të jetë 15 gradë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy