
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër.
Arvjo Fishta, 38 vjeç (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv
Advertisement