minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
VLEN: BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë - Struga.info


VLEN: BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga koalicioni VLEN thonë se BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë.

“Mund të ndërrojnë fjalët, por jo fatin. Populli ua mori oksigjenin politik dhe as “rikalibrimi”, as “analizat” nuk mund t’ua kthejnë më jetën, thuhet në një reagim të VLEN-it, ku mes tjerash flitet edhe për prononcimin e Bujar Osmanit pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.

Nga VLEN thonë se kanë fituar 10 komuna.

Ata ireplikuan dhe ndaj deklaratës së Osmanit, i cili tha: “Unë nuk jam tërhequr, jam rikalibruar”.

Advertisement

“Provuan t’i lexojnë zgjedhjet lokale si parlamentare. Nuk kaloi. Tani, të njëjtët njerëz që u mbytën duke gënjyer me “referendumin”, po dalin sërish si “të rilindur”. Blerim Bexheti shpallet “reformë”, ndërsa Bujar Osmani flet për “rikalibrim” sikur shqiptarët të kenë harruar kush ishin ata që e kthyen shtetin në pronë të një klike. Kjo nuk është reformë është grimi politik i një partie të vdekur”, thonë nga VLEN.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy