“Po intimidojnë qytetarët”, akuzat e kandidatit të opozitës, policia: Në QV-të e Cërrikut nuk ka asnjë person të paautorizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po intimidojnë qytetarët”, akuzat e kandidatit të opozitës, policia: Në QV-të e Cërrikut nuk ka asnjë person të paautorizuar

Policia ka reaguar pas akuzave të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Cërrikut, Eligert Himas për intimidim të qytetarëve në qendrën e votimit tek gjimnazi “Tomorr Sinani”.

Në një reagim, policia thotë se nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, sipas policisë, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Advertisement

Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që mund të lidhet me këtë proces./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy