Risteski: Të korrat e duhanit mund të peshojnë deri në 22 mijë ton, presim çmim më të volitshëm se vitin e kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfundojnë përgatitjet për fillimin e blerjes së duhanit, i cili ligjërisht fillon nga 15 nëntori dhe zgjat deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

Sipas Kire Risteski, kryetar i Unionit të shoqatave bujqësore, 10-të blerësit që duhet të marrin rreth 22.000 ton duhan t’i verifikojnë mostrat, t’i paraqesin ato më 17 nëntor, dhe nga 18 nëntori t’i hapin dyert e pikave blerëse në vend.

“Nga e hëna, mostrat e duhanit do të fillojnë të verifikohen në Institutin e Duhanit në Prilep. Kjo do të zgjasë deri të premten, më 14 nëntor. Nga e hëna, më 17 nëntor, kompanitë blerëse do të jenë në gjendje t’i tërheqin ato dhe më 18 nëntor mund të hapin pikat. Ne, si Union, jemi gati që të fillojë blerja e duhanit. Kemi kapacitet, pra administratorë, për të mbuluar të gjitha peshoret, dhe këtë vit ka 337 peshore blerëse në vend, që është më shumë deri më tani, kështu që pritet duhani të blihet sa më shpejt të jetë e mundur dhe me cilësi të mirë”, tha Risteski.

Unioni ende negocion për çmime më të larta, por Risteski beson se duhani do të paguhet më mirë se vitin e kaluar.

Advertisement

“Po negociojmë me kompanitë, por mund të them se për shkak të cilësisë së lartë të duhanit, ai do të paguhet më mirë se rekolta e vitit të kaluar”, beson Risteski.

Për shkak të thatësirës, të korrat janë zvogëluar. Blerësit prisnin 26,000 ton, por të korrat mund të peshojnë deri në 22,000 ton, vlerëson Unioni.

Ndryshimet e fundit në Ligjin për duhanin ndalojnë importin e duhanit gjatë fushatës së blerjes, nga 15 nëntori deri më 28 shkurt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy