KQZ zbadh shifrat zyrtare, sa ka qenë pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ zbadh shifrat zyrtare, sa ka qenë pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur të dhënat zyratre të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Në të 5-ta bashkitë e vendit, kanë votuar në total 18.72% e qytetarëve.

Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote.

Ndërsa qarku me pjesëmarrjen më të lartë ka qenë Mati, me 39.36%, ose 7752 qytetarë nga 19.697 që ishin në total me të drejtë vote.

Advertisement

Ndërsa në Berat kanë votuar 19.98%, ose 12.297 nga 61.541 qytetarë me të drejtë vote.

Për Bashkinë e Tepelenës, kanë shprehur interes 34.63% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 2488 nga 7184 zgjedhës në total.

Ndërsa për Bashkinë Cërrik kanë votuar 25% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 7954 nga 31.817 zgjedhës që ishin në total.

Në të 5-ta bashkitë e vendit, procesi i votimit ishte i qetë dhe pa problematika të raportuara./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy