Projektbuxheti 2026/ Ministri Malaj: 100 mln euro për rritjen e pagave të punonjësve të administratës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projektbuxheti 2026/ Ministri Malaj: 100 mln euro për rritjen e pagave të punonjësve të administratës

Në projektbuxhetin e vitit 2026, qeveria ka parashikuar rreth 100 milionë euro për rritjen e pagave në administratën qendrore dhe vendore. Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë, bëri të ditur se nga kjo masë do të përfitojnë mbi 144 mijë punonjës.

Sipas ministrit, kostoja totale e ndërhyrjes në paga, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale dhe indeksimin periodik, arrin në 10 miliardë lekë.

Kostoja e përgjithshme e këtyre ndërhyrjeve në paga, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale dhe indeksimin periodik, është vlerësuar në rreth 10 miliardë lekë dhe prek mbi 144.000 punonjës në administratën qendrore dhe vendore. Në tërësi ky buxhet përfaqëson një balancë të qëndrueshme midis politikave sociale dhe disiplinës fiskale, duke krijuar hapësirë reale për zhvillim, drejtësi sociale dhe përmirësim të standardeve të jetesës”, ,theksoi Malaj.

Rritja e pagave do të prekë disa kategori profesionale. Pagat e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të rriten me 3.000 lekë në muaj, duke arritur një mesatare bruto prej 100.000 lekësh. Ndërsa mjekët e përgjithshëm do të kenë pagë mesatare rreth 143.446 lekë, dhe infermierët rreth 92.526 lekë në muaj. Në total, paga mesatare bruto në administratën publike do të arrijë në 112.000 lekë në muaj gjatë vitit 2026.

Advertisement

Një risi e buxhetit të ardhshëm është indeksimi i pagave me 2.5%, për të kompensuar efektet e inflacionit. Qeveria shpreson që indeksimi sipas normës së inflacionit të ndiqet edhe nga sektori privat, si masë për të ruajtur fuqinë blerëse të punonjësve.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy