Ornela, mes sfidave dhe ëndrrave, konkurrentja e AGT rrëfen vështirësitë: Rris e vetme 2 vajzat me nevoja të veçanta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ornela, mes sfidave dhe ëndrrave, konkurrentja e AGT rrëfen vështirësitë: Rris e vetme 2 vajzat me nevoja të veçanta

Ornela, një nga konkurrentet më të spikatura dhe të guximshme të këtij sezonit të Albanias Got Talent në Vizion Plus, rrëfen historinë e saj prekëse, të përditshmen plot sfida dhe ëndrrën në një intervistë në Mes’Drite.

Edhe pse nuk fitoi, Ornela thotë se ndihet shumë e lumtur që mori pjesë dhe se do të rikthehet sërish vitin e ardhshëm. Ajo nuk i ka marrë parasysh komentet negative në rrjetet sociale, që nuk kanë munguar.

E përditshmja ime është e mbushur me sfida. Merrem me punët e shtëpisë, kujdesem për vajzat dhe kur më del koha punoj edhe tokën. Jetoj me vjehrrin. Partneri ndodhet jashtë vendit dhe nuk i kemi marrëdhëniet mirë. Mbështetjen financiare për vajzat e jep me gjysmë zemre. Jam shumë e lodhur shpirtërisht,” rrëfen Ornela.

Ajo tregon se është rritur jetimë, pasi prindërit e saj u ndanë kur ishte vetëm 2 vjeç, dhe u rrit nga gjyshërit me shumë dashuri, por edhe me sfida. Ornela ka tre vajza, dy prej të cilave me aftësi të kufizuara: e madhja me epilepsi dhe e vogla me autizëm.

Advertisement

Kam 3 vajza. 2 i kam me aftësi të kufizuara, e madhja është me epilepsi dhe e vogla është me autizëm. Është shumë e lodhshme, por ja kam dalë. Zgjodha të merrja pjesë në AGT sepse e kam pasur dëshirë që e vogël, por nuk kam pasur mundësi dhe mbështetje. Vetë e mora hapin dhe ja dola,” thotë ajo.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy