Certifikimi i prodhimeve bujqësore, Ministria e Bujqësisë: Do dixhitalizojmë verifikimet për çdo produkt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Certifikimi i prodhimeve bujqësore, Ministria e Bujqësisë: Do dixhitalizojmë verifikimet për çdo produkt

Viti i kaluar shënoi një numër të lartë rastesh të kthimit të eksporteve shqiptare nga vendet europiane ku më të evidentuarat ishin ngarkesat me mandarina nga zonat e Beratit dhe Fierit. Për këtë arsye, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, në forumin “Industria Vendore drejt Tregut të BE-së”, njoftoi se po punohet për digjitalizimin e verifikimeve në funksion të prodhimit bujqësor për të garantuar më shumë siguri në treg.

“Gjurmimi është ura digjitale që lidh fermerin shqiptar me konsumatorin europian dhe është pasaporta negociuese që hap dyert drejt tregut të BE-së. Sot po kalojmë nga politika në zbatim dhe angazhimi ynë është konkret, po punojmë për digjitalizimin e proceseve të verifikimit të produkteve shqiptare,”  deklaroi ministri Salla.

Rimbursimi me 10% për çdo faturë që fermerët dorëzojnë te grumbulluesit është vetëm një nga hapat që pritet të ndihmojnë prodhuesit vendas. Ministri Salla paralajmëroi se në vijim do të ketë masa të tjera lehtësuese për ta bërë produktin shqiptar më konkurrues në tregjet europiane.

“Në të njëjtën kohë po përgatisim masa fiskale për të ndihmuar fermerët në këtë proces transformimi. Fermerët tanë kanë të drejtën të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me ata europianë,” shtoi ministri.

Advertisement

Një tjetër pikë e rëndësishme e forumit ishte objektivi për arritjen e 1 miliard eurove eksporte bujqësore deri në vitin 2030. Sipas të dhënave deri në fund të vitit të kaluar eksportet bujqësore kanë arritur në 500 milionë euro./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy