
Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili kishte dalë për të marrë në aeroport Gilmando Danin që erdhi nga Barcelona, mbeti i plagosur në atentatin e mesditës së sotme.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se Muçi Shaljani (Sheqeri) më herët ka qenë punonjës në administratën shtetërore.
Ndërsa 3 muajt e fundit, ai ishte agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Muçi Shaljani (Sheqeri) aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi më herët policia./vizionplus.tv