minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tronditëse! Ura shembet vetëm disa muaj pas hapjes, pamjet e shkatërrimit të saj bëhen virale - Struga.info


Tronditëse! Ura shembet vetëm disa muaj pas hapjes, pamjet e shkatërrimit të saj bëhen virale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditëse! Ura shembet vetëm disa muaj pas hapjes, pamjet e shkatërrimit të saj bëhen virale

Një pjesë e një ure të madhe, e përuruar së fundmi, u shemb të martën (11 nëntor) në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, përgjatë Autostradës Kombëtare 317, që lidh zonat e thella të vendit me Tibetin.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Sipas ‘Reuters’, policia në qytetin Maerkang kishte ndaluar hyrjen në Urën Hongqi 758 metra të gjatë të hënën pasdite, pasi u shfaqën çarje në shpatet dhe rrugët aty pranë dhe një shpat mali u pa duke lëvizur, sipas qeverisë lokale.

Ura e hyrjes dhe shtrati i rrugës u shembën, duke shkaktuar rrëshqitje toke. Pamjet e shembjes u bënë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

Ndërtimi i urës përfundoi në fillim të këtij viti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy