
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se të hënën Partia Demokratike do të nisë protestat para kryeministrisë. Në konferencën për gazetarët, Berisha tha se PD po bën një analizë të plotë të situatës së gjendjes në vend dhe sipas tij ndaj “narkodiktaturës, rruga e vetme është protesta.”
Berisha: Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.
Berisha njofton se opozita do të kërkojë dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu.
Berisha: Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më. Natyrisht ne do kërkojmë… Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.
Më tej Berishatha se do të përcaktohet edhe një skenar për protestë kombëtare, e cila do të thirret më vonë.
Berisha: Protesta kombëtare do përcaktohet skenari. Ajo do thirret në momentin e duhur. Fillimi është ky me këtë parlament-protestë para kryeministrisë. Dhe pastaj do punohet për thirrjen e një proteste të përgjithshme, skenari i të cilës do përcaktohet.Ajo do thirret në momentin e duhur. Fillimi është ky me këtë parlament-protestë para kryeministrisë.
Dhe pastaj do punohet për thirrjen e një proteste të përgjithshme, skenari i të cilës do përcaktohet.