“Investoni ne fondet e pensionit privat”, Autoriteti Europian i Sigurimeve: Të analizohet risku nga fatkeqsitë natyrore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Investoni ne fondet e pensionit privat”, Autoriteti Europian i Sigurimeve: Të analizohet risku nga fatkeqsitë natyrore

Me një ritëm pozitiv, por duke theksuar nevojën për shpejtësi, pasi koha është e shkurtër. Ky ishte mesazhi që dha kreu i Autoritetit Evropian të Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale, Petra Hekelman, gjatë vizitës së saj në Tiranë për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë për të siguruar pronat e tyre dhe për të investuar në fondet e pensionit privat.

“Pyetja është se si Shqipëria do të zhvillojë tregun e saj të sigurimeve. Por Shqipëria nuk ndryshon shumë nga vendet e tjera anëtare në këtë aspekt. Shumë vende të BE-së, për shembull, dominojnë tregun e sigurimeve motorike. Ajo që duhet bërë është të punojmë së bashku për të menduar si të ndihmojmë qytetarët të investojnë në fondet e pensionit privat, si dhe si të mbrojnë pronat e tyre. E njëjta gjë vlen për fermerët dhe investimet e tyre. Kjo padyshim është një sfidë që duhet adresuar, dhe Shqipëria nuk është e vetme edhe shumë vende të BE-së përballen me të njëjtën sfidë”, tha Hekelman.

Zonja Hekelman sugjeroi gjithashtu ngritjen e analizave specifike në Shqipëri, për të kuptuar se sa rrezikohet vendi nga tërmetet, përmbytjet dhe katastrofat e tjera natyrore.

“Gjithçka fillon me informimin. Gjëja e parë që duhet bërë është identifikimi i të dhënave, të cilat pastaj përdoren për analizimin e riskut. Për shembull, çfarë përfitimesh do të kem nëse investoj në pensionin privat, sa kohë do të më duhet për të nxjerrë investimin, dhe e njëjta gjë vlen për fatkeqësitë natyrore. Ne si institucion kemi një databazë ku analizojmë rrezikun për qytetarët ndaj përmbytjeve dhe tërmeteve, dhe më pas informojmë qytetarët që të përgatiten dhe të kryejnë sigurimet e nevojshme”, u shpreh Hekelman.

Advertisement

Sipas të dhënave, edhe pse numri i individëve në Shqipëri që investojnë në fondet e pensionit privat ose në sigurimin e pronës kundër tërmeteve dhe përmbytjeve është në rritje, në raport me vendet e rajonit, Shqipëria performon më dobët./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy