Saranda Imeri: Nuk përjashtojë mundësinë që të jem kandidate për kryetare të komunës së Gostivarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Saranda Imeri nga VLEN në “Hajde flasim” tha se ende nuk ka një vendim zyrtar se kush do të jetë u.d kryetar i Komunës së Gostivarit, pavarësisht se janë lakuar disa emra e ndër ta, edhe vetë Imeri.

Imeri nuk përjashtoi mundësinë që ajo të jetë kandidate e VLEN për kryetare të Gostivarit, pasi në zgjedhjet e fundit nuk u arrit censusi.

“Është lakuar edhe emri im, mirëpo asgjë nuk është oficiale tani sa i përket asaj se a do të jem unë ushtruese detyre a do të jem kandidat për komunën e Gostivarit. Unë nuk i iki përgjegjësisë. Ashtu si do të vendosin partnerët e koalicionit, ashtu do ta pranojë edhe si të tillë”, tha Imeri.

Imeri tha se fokusi do të jetë në zgjedhjet që do të mbahen në Vrapçisht dhe Gostivar, që siç tha, është diçka normal dhe aspak alarmuese.

Advertisement

“Të fokusohemi në Gostivar dhe Vrapçisht unë besoj se nuk është diçka alarmuese, është diçka shumë normale sepse synimi ynë është që të fitojmë nëse jo të dyja, të fitojmë njërën nga këto dy komuna. I gjithë fokusi do të jetë që të punohet për këto dy vendbanime”, deklaroi Saranda Imeri

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy