U hoq si i sëmurë dhe u zhvati para qytetarëve, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U hoq si i sëmurë dhe u zhvati para qytetarëve, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet se ka mashtruar 6 qytetarë, duke u marrë shuma lekësh dhe ka vjedhur një para në një restorant.

Johan Mysllinj, u kap në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 28-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7, Korçë, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar.

Advertisement

Sipas informacioneve, mësohet se 28-vjeçari ka mashtruar njerëz duke u marrë shuma të ndryshme lekësh. Këta persona kanë denoncuar pranë komisariatit të policisë së Korçës duke treguar se 28 vjeçari u ka marrë shuma lekësh pas njohjes që kishte me ta, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore.

Gjatë hetimeve u vërtetuan të gjitha kallëzimet e tyre dhe u bë i mundur ndalimi i 28 vjeçarit.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy