
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, pasi gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes – granatë dore.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari i parë është arrestuar për posedim të paautorizuar të mjetit shpërthyes, ndërsa i dyti për moslajmërim të veprës penale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësia për deminim e KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen dhe asgjësimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të sigurt.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Advertisement