
Ish-drejtori i i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK. Akuza e ngritur nga Prokuroria nuk dihet ende.
Emri i tij del në sulmin kibernetik që iu bë SPAK në muajin mars, për të cilin u arrstuan ish-punonjësi i IMT, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut Vlorë Zambak Gjonaj.
Asokohe, nga sulmi kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme, hakerët tentuan të merrnin informacione të klasifikuara nga kompjuterët e prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.
Megjithë tentativën e tyre, SPAK mohoi depërtimin në serverin e brendshëm të Prokurorisë.
Advertisement
Por, disa shkresa janë shpërndarë për persona të tretë, duke përfshirë këtu edhe njerëz të medias./vizionplus.tv