
Policia Rrugore e Korçës vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Prej disa ditësh, efektivët e policisë janë të pranishëm 24 orë në 7 ditë, në akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur pajisje bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, që mundësojnë monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për jetën dhe qarkullimin.
Njoftimi i policise:
Policia Rrugore në terren 24/7 për sigurinë e qarkullimit, 112 drejtues mjetesh të ndëshkuar në 24 orët e fundit
Policia Rrugore e Korçës vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Prej ditësh, efektivët janë të pranishëm 24 orë në 7 ditë, në akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur pajisje bashkëkohore të loguara dhe të paloguara, që mundësojnë monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për jetën dhe qarkullimin.
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i këtyre masave, janë ndëshkuar administrativisht 112 drejtues mjetesh, për një sërë shkeljesh të Kodit Rrugor, konkretisht:
13 për parakalime të gabuara,
14 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
16 për mosvënie të rripit të sigurimit,
17 për parkime të gabuara,
7 për mosdhënie përparësie këmbësorëve,
3 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit,
2 për shpejtësi mbi normat e lejuara,
dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Korçës bën me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, në çdo segment rrugor, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore për garantimin e një qarkullimi të sigurt dhe disiplinuar.
Në përfundim, Policia apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit dhe të mos ngasin mjetin nën efektin e alkoolit, në mënyrë që të mbrojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.