
“Sot është një ditë historike”. Kështu e ka cilësuar vizitën e tij në Romë kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një konference të përbashkët për mediat me homologen italiane, ka shpehur mirënjohje për qeverinë e vendit fqinj.
Falë kësaj qeverie, shtoi kryeministri Rama, ata që kanë paguar sigurime kanë të drejtën për pension dhe kjo gjë u arrit nga marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.
“Unë do vazhdoj të flas në italisht pasi sot kemi provën shkencore që përveç qeverisë italiane nuk ekziston një qeveri tjetër që të flas italisht, sa ajo shqiptare.
Sot për ne është një ditë historike. Sa herë që unë shkoj në NATO dëgjoj të flas për ditë historike, por historike është kjo sot, sepse qeveria shqiptare ulet me atë italiane për projekte të përbashkëta dhe për të bërë bilanc të gjërave që janë bërë.
Në të gjitha vitet që unë kam pasur privilegjin për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë, nuk kam pasur asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, por me këtë qeveri është dëshira për të bërë dhe të bërit. Jemi vërtetë shumë mirënjohës, sepse jo vetëm motra e madhe e Italisë, është motra ime për zgjedhjen time jo të sajën, por edhe ministrat janë të gatshëm të na ndihmojnë.
Falë angazhimit të ministrit të Mbrojtjes së italisë jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime për të fuqizuar aftësitë mbrojtëse të përbashkëta. Doja të falenderoja edhe ministrin Tajani që ka qenë gjithmonë një mik i Shqipërisë dhe po na mbështet në selitë diplomatike. Korridori i 8 ka nisur me një ritëm të përshpejtuar dhe kjo është meritë e ministrit italian.
Më duhet të shtoj që falë kësaj qeverie ata që kanë paguar sigurime kanë të drejtën për pension“, tha Rama.