“STREAM”/ Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“STREAM”/ Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Goditet një rast i përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, duke arrestuar një 29-vjeçar nga Tirana.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet. Ky operacion përfshiu agjenci ligjzbatuese të 35 shteteve, ndër to edhe Policinë e Shtetit shqiptar.

Ai u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik, me mbështetjen e EUROPOL-it.

NJOFTIMI:

Advertisement

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për arrestimin e shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit. Operacioni u zhvillua në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe të Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it.

Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z..

/vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy