
Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për kontroll kufitar e kaloi leximin e parë në Komisionin kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri.
Siç u tha në mbledhjen e Komisionit, qëllimi i ndryshimeve është vendosja e një sistemi adekuat për menaxhim të integruar kufitar sipas praktikave evropiane, dokumentet e Shengenit dhe dokumenti i dalë nga tuining-projekti „Aligning the national systems with the EU and the Schengen requirements for border management“ që ishte përfunduar në vitin 2022, ndërsa dha rekomandime të qarta për vendosje të sistemit më efikas, më ekonomik dhe më të standardizuar për menaxhim kufitar.
“Konfigurimi aktual, me një organ të veçantë qeveritar përgjegjës për menaxhimin e kufijve, është sistem unik dhe i vjetërsuar që nuk ekziston më në asnjë vend të Bashkimit Evropian dhe në vendet e rajonit që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së. Sistemi modern i menaxhimit të kufijve parashikon që menaxhimi i kufijve të jetë në një institucion përgjegjës për zbatimin e ligjit që është përgjegjës, ndër të tjera, për menaxhimin e integruar të kufijve (kontrollet kufitare, mbikëqyrjen e kufijve, luftën kundër migrimit të paligjshëm, falsifikimin e dokumenteve,…
Ky sistem konsiderohet më ekonomik dhe kompakt, sepse në vend të organit aktual qeveritar që nuk ka rol operativ, por vetëm koordinues, do të mundësojë që aktivitetet e nevojshme që lidhen me menaxhimin e kufijve të kryhen drejtpërdrejt përmes policisë kufitare ose në koordinim me organe të tjera që janë pjesë e sistemit të integruar të menaxhimit të kufijve”, thuhet në shpjegimin e tekstit të propozuar.
Në bazë të projekteve ekzistuese dhe Rekomandimet e Shengenit, të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE me mbështetje të Fronteksit zhvillojnë qendra koordinuese kombëtare, të cilat në të ardhmen do të jenë pjesë e rrjetit EUROSUR. Kjo qendër e re koordinuese do të ristrukturohet nga qendra kujdestare e cila tashmë ekziston në kuadër të njësisë organizative për çështje kufitare dhe migrime.