
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Gjatë operacionit, u arrestua një 48-vjeçar banues në Durrës, i cili u kap duke fshehur në kamionin që drejtonte 240 shishe verë, të dyshuara për kontrabandë. Një shtetas tjetër, banues në Lushnjë, po hetohet në gjendje të lirë pasi u konstatuan 15 aparate celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, gjithashtu pa fatura blerjeje, në furgonin që drejtonte.

Policia sekuestruar gjithashtu mjetet ku ishin fshehur mallrat. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Operacioni vjen si rezultat i kontrolleve të imtësishme ndaj shtetasve dhe mjeteve në hyrje dhe dalje të vendit, duke synuar parandalimin e kontrabandës dhe sigurinë në kufi.
/vizionplus.tv