minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, avokatët duan kohë për t’u njohur me dosjen! Kryebashkiaku kërkon laptop në qeli - Struga.info


Seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, avokatët duan kohë për t’u njohur me dosjen! Kryebashkiaku kërkon laptop në qeli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, avokatët duan kohë për t’u njohur me dosjen! Kryebashkiaku kërkon laptop në qeli

Gjatë seancës paraprake për dosjen e Erjon Veliajt, avokatët e tij kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ata kërkuan gjithashtu që klienti i tyre të njihet personalisht me aktet dhe që ato t’i dorëzohen në burg.

Prokurori i SPAK reagoi duke theksuar se: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.

Kryebashkiaku i Tiranës ka kërkuar laptop në qeli për të lexuar aktet. Kjo kërkesë e Veliajt u bë publike gjatë seancës së sotme.

Advertisement

Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy